Deputet Kokaj harron që Amerika na kërkon zbatimin e Asociacionit: Të bëjmë siç po thotë ShBA

Deputet Kokaj harron që Amerika na kërkon zbatimin e Asociacionit: Të bëjmë siç po thotë ShBA

Me anë të një opinioni të botuar në Facebook, Jahja Kokaj ka ndarë me publikun qëndrime mjaft kontroverse sa i përket çështjes së dialogut me Serbinë.

Duke fyer disa analistë por edhe ish negociatorët [e ndoshta edhe negociatorët aktualë] Kokaj thotë se në një anë nuk duhet besuar fare në negociata por në anën tjetër duhet negociuar.

Kokaj po ashtu pretendon që Amerika i ka thënë Kosovës të “negociojë, por pa lëshuar pe për asnjë milimetër”.

Në fakt, ShBA vazhdimisht përsërit kërkesën për zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, diçka që duket i ka dalë nga mendja.

Deputeti i Vetëvendosjes po ashtu ka thënë se në ditët e tjera do të tregojë se çfarë shkrimesh kishte botuar në gazeta prestigjioze ndërkombëtare për çështje politike. Periskopi i kërkoi në internet por nuk i gjeti.

Statusi i plotë:

Shpërndaje në: