Deputet Kokaj thotë se dikur prente pastërrma në këtë ditë, e tash bën ushtrime trupore, emocionale etj.

Deputet Kokaj thotë se dikur prente pastërrma në këtë ditë, e tash bën ushtrime trupore, emocionale etj.

Deputeti i mirënjohur i VV-së, Jahja Kokaj, ka uruar popullin për “hyrjen në dimër”.

Ai thotë se Kosova do të futet në dimër sot, në ora 15:59 min.

“Kjo dite, per neve, zgjate vetem 8 ore e 25 min.” – ka shkruar z. Kokaj, që kishte garuar për deputet në radhët e Vetëvendosjen nën moton “Erdhi Dita”, përcjell Periskopi.

Ai është shprehur se “në këto ditë e rris kohën e ushtrimeve trupore, mediuese, emocionale dhe studiuese”.

Periskopi fton popullin që ta bëj të njëjtën gjë. Ushtrimet trupore dihet se edhe ngrisin temperaturën e trupit, gjë që ndihmon po ashtu në kursimin e energjisë elektrike.

Statusi i plotë:

URIME SOLSTICI I DHJETORIT (HYRJA NE DIMER, “DIMRI I ZI”, “ARBAINI”)

Edhe pak ore na ndajne, ketu ne Kosove, nga hyrja ne dimer. Mos  gabofsha, disa ne Kosove e  quajne “dimiri i zi”, disa “Arbaini”, por termini astronomik eshte “solstice”.  Eshte fjale e bashkelidhur nga dy te tjera: “ Sol”, Sun” ( Dielli) dhe “sistere” (qendrim i shtangte, i pa levizshem).

Nga figura shihet qe eshte pozita ku Toka ndryshon drejtimin e levizjes.

Kjo ne Kosove, ne kete vit,  perjetohet me 21 Dhjetor ne ora 15: 59 min. Kjo dite, per neve, zgjate vetem 8 ore e 25 min. ( Kurse ne Helsinki zgjate vetem 5 ore e 54 min).

Shum fise ne Bote, e festojne si feste paganike. Une ne keto dite e rris kohen e ushtrimeve trupore , medituese, emocionale  dhe studjuese.

Ne zakonisht e festonim  duke i pre pastermat, kur mbledheshim dhe defrehshim ,ne kete nate me te gjate dhe te ftohte, ne dhomat tona te ngrohta e ambjente defryese. Sidoqofte

URIME TE GJITHEVE!

Shpërndaje në: