Deputete Matoshi për mbledhjet në VV: Albini është i përgatitur, kur e dëgjon e kupton të vërtetën

Periskopi.com Showbiz

Deputetja e Vetëvendosjes, Adriana Matoshi, ak qenë e ftuar në një intervistë në emisionin CoolNFresh.

Ajo ishte pyetur në mënyrë tallëse nga moderatori i emisionit, nëse anëtarët e Vetëvendosjes njëzori i përgjigjen kur flet lideri i tyre, Albin Kurti.

Kur fol Albin Kurti në mbledhje të partisë, a thoni secili “po”, apo të gjithë një zëri “pooo” – ishte pyetja drejtuar deputetes Adriana Matoshi.

Deputetja pasi qeshi me pyetjen e bërë, tha se lideri i partisë është shumë i përgatitur, prandaj pajtohen me atë se çka ai deklaron.

“Albini është person i përgatitur, që nuk ki nevojë me thanë jo nuk është ashtu. Nuk ki nevojë as me thanë po, se e dëgjon edhe e kupton se ashtu është”, deklaroi deputetja.