Deputetët e VV-së qeshin me Kastratin, ky ua kthen: Qeshni, qeshni – dje 11 të vdekur, sot 8

Deputetët e VV-së qeshin me Kastratin, ky ua kthen: Qeshni, qeshni – dje 11 të vdekur, sot 8

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka kritikuar ashpër qeverinë Kurti për mungesën e vaksinave dhe menaxhimin e keq të pandemisë.

“Derisa vie vaksina sa njerëz po vdesin, fakti që këtu ai nuk ka qenë dje, sot është te dialogu, ai i lë të vdesin njerëzit kur nuk iu duhet për vota. Ju keni krizë të legjitimitetit, qeshni, qeshni a din pse po qeshni, sepse jeni produkt i Albinit. Legjitimiteti nuk është vec i votave, është edhe për efikasitet të votave. Kjo qeveri është komplet e paaftë me menaxhu situate sikur kjo. Ju e kuptoni pushtetin vetëm për kamera dhe mikrofon, harrone mikrofonin. 11 të vdekur dje, 8 sot, nuk është një dikush prej ne që nuk i ka vdeke dikush prej covidit, kjo është hipokrizi e pakonkurrencë. Ju ndoshta keni shpikë vaksinë dhe keni me pasë nesër në tavolinë për të gjithë neve”, tha Kastrati./Periskopi/

Shpërndaje në: