Deputetët kujtojnë viktimat e Holokaustit me një minutë heshtje

Deputetët kujtojnë viktimat e Holokaustit me një minutë heshtje

Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë filluar seancën me një minutë heshtje në nderim të viktimave të Holokaustit.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se sot i bashkohen të gjitha shteteve të botës të cilat 27 janarin e kanë shpallur ditë të përkujtimit të Holokaustit.

“Në ditën e sotme, 27 janar, t’i bashkohemi të gjitha shteteve të botës të cilat me një vendim të Këshillit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara 27 janarin e kanë shpallur ditën e përvjetorit të kujtimit apo rikujtimi të Holokaustit. Kjo ditë përkujtohet në gjithë botën si ditë që e shënon çlirimin e kampit famëkeq Aushvicit, prandaj ftoj të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës për një minutë heshtje në nderim të gjashtë milionë viktimave të cilat humbën jetën në ketë kamp famëkeq”, ka thënë Kusari-Lila.

Shpërndaje në: