Deputeti Bajqinovci më i zëshmi në grupin e VV-së “meKryeministrin”: Poston edhe urime për Bajram

Periskopi.com Fun

Grupi i çelur nga militantë, aktivistë e simpatizantë të Vetëvendosjes në Facebook e i quajtur #meKryeministrin ka mbledhur një numër shumë të madh njerëzish për të përhapur propagandë e për të përçarë më tej shoqërinë kosovare. Por, një deputet që paguhet nga taksat tona po është pazakonshëm aktiv në këtë grup.

Emri i tij është Mefail e mbiemri Bajqinovci. Ai kishte punuar më herët në një emision politiko-mjekësor në grupin Koha të quajtur Puls. Në zgjedhjet e 6 tetorit, Bajqinovci ia doli mbanë që të fitonte vota të mjaftueshme për t’u zgjedhur deputet i Legjislaturës së VII të Kuvendit të Kosovës.

Por, Bajqinovci duket se po kërkon të ndërtojë audiencën e tij duke përdorur grupin #meKryeministrin duke marrë sa më shumë ‘like’, shkruan Periskopi.

Përgjatë dy muajve sa është hapur, Bajqinovci ka shpërdarë në këtë grup 32 postime vetjake.

Mes tyre hynë edhe postime uruese, siç ishte ai për Bajram, e që nuk ka të bëj asgjë me kryeministrin Kurti apo me politikën vendore në përgjithësi.

Nuk dihet nëse për hapjen e këtij grupi ka pasur vendim në strukturat e Lëvizjes Vetëvendosje!

Ndër deputetët tjerë që kanë postuar në këtë grup janë edhe Fatmire Mulhaxha Kollçaku dhe Dimal Basha./Periskopi

Shpërndaje në: