Deputeti gjerman mendon se aplikimi i Kosovës në KiE do të rezultojë i suksesshëm

Deputeti gjerman mendon se aplikimi i Kosovës në KiE do të rezultojë i suksesshëm

Deputeti i Bundestagut, Knut Abraham, e ka quajtur të drejtë vendimin e Kosovës që të aplikojë për Këshillin e Evropës, dhe ka shprehur bindjen se ky proces në fund do të rezultojë i suksesshëm.

“Mendoj që vendimi i qeverisë kosovare që të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës është saktësisht i drejtë”, ka thënë për Klan Kosova se.“Është koha e duhur për nisjen e këtij procesi dhe unë jam i bindur që në fund do të jetë i suksesshëm”.

“Në thelb, situata është e tillë ku qeveria federale është e bashkuar me ne opozitën në përkrahjen e anëtarësimit të Kosovës në KiE”.

Abrahami tha që miqtë e Kosovës po punojnë së bashku në të mirë të Kosovës, dhe se nga kjo do të dalë diçka e mirë.

“Ne do të shohim këtë të premten që vjen me 20 maj kur komuniteti i ministrave të Këshillit mblidhet në Torino të Italisë”.

“Kështu që edhe qeverisë italiane i bie një rol i rëndësishëm pasi që në këtë takim mund të vendosen pikat e para”.

“Krejt ky është proces i gjatë, dhe i cili do të jetë i suksesshëm kur shumë nga miqtë e  Kosovës punojnë së bashku”.

“Kjo vlen për Italinë por edhe për Gjermaninë edhe shumë të tjerë që e përkrahin këtë qëllim”.

Përkundër dallimeve midis pozitës dhe opozitës në Gjermani, Abrahami thotë se kur vjen puna te aplikimi i Kosovës ata janë mbi përkatësinë partiake për këtë punë.“Është roli i parlamentit që të bëjë presion të caktuar në këtë pikë.  Ne në Bundestag jemi mbi përkatësinë partiake në përkrahjen e aplikimit të Kosovës. Më pas është detyrë e qeverisë që në kanalet diplomatike, administrative, e teknike ta shoqërojë këtë proces”.

“Por edhe në Beograd duhet të kuptohet që është e drejtë e Kosovës si një shtet sovran dhe evropian që të aplikojë në këshillin e Evropës”.

“Prandaj, kjo nuk është çështje e sigurisë kombëtare të Serbisë por është punë e një institucioni demokratik në Evropë që të vendosë sipas rregullave nëse Kosova mund të bëhet anëtare apo jo. Në këtë çështje nuk ka veto nga Beogradi”.

“Proceset administrative dhe politike nuk janë të lehta, por unë mendoj periudhën kohore prej një viti.  Pas një jave do ta kemi takimin e komitetit të ministrave të KiE-së dhe një vit më vonë sërish një takim të tillë në këtë periudhë mund të bëhen hapa që çojnë te vendimi përfundimtar”.

“Prandaj ishte koha dhe momenti i duhur që qeveria juaj e nisi këtë proces ndryshe do të ekzistonte rreziku që i gjithë procesi të nisë pas një viti”.

Shpërndaje në: