Deputeti i AAK-së për Trustin: Na duhen edhe dy-tre vota me kalu ligjin

Deputeti i AAK-së për Trustin: Na duhen edhe dy-tre vota me kalu ligjin

Pal Lekaj i AA-’së thotë se u duhen vetëm edhe dy-tre nënshkrime që në Kuvendin e Kosovës të kalojë projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale.

Ky Projektligj do t’u mundësonte qytetarëve tërheqjen deri në 30 për qind të kursimeve pensionale.

“Në këtë situatë është e domosdoshme, tërheqja nga Trusti, dhe unë mendoj që në këtë drejtim, qeveria duhet të bëjë kompromis dhe ta kalojë Kuvendi”, tha Lekaj në emisionin DPT te Fidani në T7.

“Mendoj se disa deputetë të komuniteteve janë pajtuar por na duhen edhe dy-tre vota me kalu ligji”, tha Lekaj.

“Deri në ditën e votimit, do të bisedojmë me kolegë, do t’i ftojmë disa kolegë që të na bashkëngjiten në këtë drejtim, se nuk është për neve por për qytetarët”, shtoi ai.

Subjekti më i madh opozitar, PDK, ka propozuar tërheqjen e mjeteve nga Fondi i Kursimeve Pensionale. Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, është shprehur kundër një propozimi të tillë.

Shpërndaje në: