Deputeti i LDK-së: Edhe dy javë Kuvendi fillon punën

Deputeti i LDK-së: Edhe dy javë Kuvendi fillon punën

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli është regjistruar sot si  deputet në Kuvendin e Kosovës.

Pas përfundimit të ketij formaliteti, Avdyli ka thënë se edhe dy javë Kuvendi fillon punën dhe se e presin sfida të reja.

“Prizren, Suharekë, Istog, pas regjistrimit si deputetë. Tani edhe 2 javë ndajnë, kur Kuvendi fillon me punën, ku na presin sfida të mëdha. Jemi zgjedhur për të gjetur zgjidhje për sfidat dhe për ti dhënë udhë proceseve. Optimistë në tejkalimin e çdo pengese, drejt suksesit”, ka shkruar ai.

Sot ka nisur regjistrimi i deputetëve të rinj të legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës.

Janë 120 deputetë të rinj të cilët do të regjistrohen nga administrata e Kuvendit ndërsa shumë shpejt pritet të thirret seanca konstituive ku ata do të japin betimin. /Periskopi/

 

 

 

Shpërndaje në: