Deputeti i LDK’së tallet me Donika Kadajn për shtesat e fëmijëve, e lidh me punësimet në Telekom

Deputeti i LDK’së tallet me Donika Kadajn për shtesat e fëmijëve, e lidh me punësimet në Telekom

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka ironizuar me nismën që kishte iniciuar në Kuvendin e Kosovës, deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi në lidhje me shtesat për fëmijë.

Kadaj-Bujupi kishte deklaruar se shtesat për fëmijë, do të bëhen gjatë këtij viti por kjo ende s’ka ndodhur.

E Avdyli, këto “shtesa” i ka ndërlidhur me punësimet në Telekomin e Kosovës, duke ironizuar me një status që e kishte bërë deputetja e AAK-së.

“Ky postim i nëntorit fshihte një SEKRET , që 5 muaj më pas e kuptuam. Këta e paskan pasë për fëmijët e tyre me rrogë prej Vitit të ri në PTK , e ne mendonim për 10 € shtesë për fëmijët e të gjithë Kosovarëve që kurrë nuk i morën”, ka shkruar Avdyli.

https://www.facebook.com/haxhi.avdyli.5/posts/10215664463102240

Kujtojmë se në Telekomin e Kosovës, është punësuar burri i deputetes Kadaj-Bujupi, për të cilin, ajo tha për Koha.net se “është jurist, dhe ka 20 vjet që është i papunë”.

Ndërsa, përveç burrit të saj, në Telekom janë punësuar djali i deputetit Muharrem Nitaj, vjehrri i Mërgim Lushtakut, bashkëshortja e Mërgim Lushtakut, djali i Teuta Haxhiut, reja e Pal Lekajt, ish-bashkëshortja e Argjend Zejnajt dhe 4 fëmijë të Osman Ejupit.

 

 

Shpërndaje në: