Deputeti i PDK-së flet kundër Gjykatës Speciale: Deputetët e VV-së bëjnë reagime me zhurmë

Deputeti i PDK-së flet kundër Gjykatës Speciale: Deputetët e VV-së bëjnë reagime me zhurmë

Deputeti i PDK-së, Isak Shabani, ka marrë fjalën në Kuvend dhe ka folur lidhur me vendimin e djeshëm të Speciales, për dënimin e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

“Ju themi se populli i Kosovës është me bijtë e vet dhe jemi kundër absurdeve të drejtësisë që bartin padrejtësi. Edhe për njerëzit më laik, është ditur se kjo gjykatë në rend të parë do duhej hetuar se si rrodhën dokumentet në zyrën e OVL-së. Gucati dhe Haradinaj dëshmuan pafajësinë”, ka thënë Shabani.

Ndërkohë, në gjysmë të fjalimit të tij është dëgjuar zhurmë dhe reagime nga deputetët e pushtetit./Periskopi

Shpërndaje në: