Deputeti i PDK’së del pozitiv me koronavirus

Deputeti i PDK’së del pozitiv me koronavirus

Deputeti i PDK’së, Memli Krasniqi ka dalë pozitiv në testin për koronavirus.

Krasniqi me anë të një shkrimi në FB ka bërë të ditur se është izoluar që nga dita e djeshme, shkruan Periskopi.

“Pas shfaqjes së disa simptomave të lehta dhe duke qenë i ekspozuar në ambiente ku persona të tjerë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, dje jam testuar dhe sot kam rezultuar pozitiv edhe unë. Andaj, prej dje jam në izolim dhe po i ndjekë rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë.

Ju ftoj të gjithëve që të keni kujdes të shtuar, për vete dhe për rrethin tuaj, duke mbajtur distancën sociale, maskat mbrojtëse dhe higjienën personale.”, ka shkruar Krasniqi.

 

 

 

Shpërndaje në: