Deputeti i VV-së fton qytetarët të mos respektojnë mendimin e tjetrit: “Ki të drejtë me ia ba copë-copë”

Deputeti i VV-së fton qytetarët të mos respektojnë mendimin e tjetrit: “Ki të drejtë me ia ba copë-copë”

Deputeti i ri Dimal Basha duket se e ka marrë shumë afër zemrës kalimin në Vetëvendosje, pasi është bërë mjaft i ashpër në Facebook me kritikët dhe oponentët e partisë së tij të re. 

Basha së fundi ka kërkuar që të mos respektohet mendimi i tjetrit nëse ai cilësohet si “i pamençur”.

“Nëse është mendim i pamençur, ki drejtë me ia ba copë-copë.” – shkruan ai, pa treguar se kush është autoriteti që bën dallimin mes mendimit të mençur dhe atij të pamençur, përcjell Periskopi.

Ai nuk ka treguar se çka nënkupton kjo “copë-copë”. Shpesh herë në sferën publike me arrogancë qytetarët e ndryshëm në fakt kanë përdorur edhe fyerje e denigrime personale.

Lëvizja Vetëvendosje është kritikuar vazhdimisht në javët e fundit pas intensifikimit të fushatës agresore kundër oponentëve politikë, e në veçanti LDK-së.

Fyerjet dhe linçimet që bëjnë zyrtarët e lartë të kësaj partie deri tash nuk kanë hasur në rezistencë shoqërore, por e cila së voni ka nisur të kuptojë taktikat e vrazhda të kësaj partie për të minuar lirinë e mendimit.

Më poshtë: 

Problemi kryesor tek ne është keqkuptimi kur thonë “duhet me ia respektu mendimin.”

Gabim, duhet veq me ia respektu të drejtën me shpreh, por jo domosdo vet mendimin e shprehur. Nëse është mendim i pamençur, ki drejtë me ia ba copë-copë.

Shpërndaje në: