Deputeti i VV-së takohet me sindikalistët

Deputeti i VV-së takohet me sindikalistët

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Fatmir Humolli është takuar me nënkryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Ali Gashi dhe nënkryetarin e Sindikatës së re të KEK-ut, Nexhat Llumnica.

Këtë e ka bërë të ditur Llumnica, i cili ka publikuar një fotografi me Humollin e Gashi në Facebook.

“Takimi me bashkëluftëtarët e UÇK-së dhe ish anëtarët e LKÇK-së”, ka shkruar Llumnica mbi fotografinë e publikuar.

Fatmir Humolli ka qenë mjaft i ashpër dhe kritik ndaj Qeverisë Kurti gjatë muajve të fundit. /Periskopi/

Shpërndaje në: