Deputeti i VV’së – Besnik Bislimit: UÇK nuk ka mundur të ndërtojë arkiva

Deputeti i VV’së – Besnik Bislimit: UÇK nuk ka mundur të ndërtojë arkiva

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Fatmir Humolli, i është kundërpërgjigjur zëvendëskryeministrit të Kosovës, njëherësh udhëheqësit të dialogut teknik me Serbinë, Besnik Bislimi, i cili tha se me Serbinë janë dakorduar që të hapen të gjitha arkivat, përfshirë ‘ato’ të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një përgjigje për Periskopin, ish- eprori i UÇK-së,  ka thënë se lufta e UÇK-së ka qenë tërësisht vullnetare dhe se në rrethanat nëpër të cilat është zhvilluar lufta, nuk kanë mundur të ndërtohen arkiva.

“Në rrethanat që është zhvilluar lufta e UÇK-së, s’kanë mundur të ndërtohen arkiva. Lufta e UÇK-së ka qenë tërësisht vullnetare, e të gjithë ushtarët e UÇK-së kanë qenë vullnetarë”, tha Humolli për Periskopin.

Deklarata e zëvendëskryeministrit Besnik Bsilimi për hapjen e arkivave të ‘UÇK-së; është konsideruar e dëmshme për Kosovën dhe në favor të shtetit serb.

Krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vazhdimësi kanë thënë se nuk ekzistojnë arkiva./Periskopi/

Shpërndaje në: