Deputeti i VV’së: Hekuran Murati nuk e kupton si merr frymë Vetëvendosja

Deputeti i VV’së: Hekuran Murati nuk e kupton si merr frymë Vetëvendosja

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, ka kritikuar Ministrin e Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati sa i përket Ligjit për Paga.

Ai ka deklaruar se mos përfshirja e veteranëve të luftës së UÇK-së në Ligjin e Pagave “është gabim i Hekuran Muratit”.

“Ky polarizim është gabim i Hekuran Muratit. Ky ka pasë mundësi ta zgjidhë këtë problem. Nëse nuk është diskutu për veteranët e luftës në hartimin e Ligjit për Paga, është gabim i Hekuran Muratit që nuk e kupton se si merr frymë Vetëvendosja”, ka thënë Humolli në RTV Dukagjini.

Ai ka thënë se ministri Murati ka qasje të gabuar ndaj deputetëve edhe në Kuvendin e Kosovës.

“Ai shpesh herë sillet më politikan se sa ne deputetët aty, ai është ekzekutiv nuk e ka të drejtë. Andaj unë i shprehi vërejtjet me qëllim që të reflektojë”, ka thënë Humolli.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se nuk është kundër partisë së tij, por se i kritikon veprimet që i cilëson si të gabuara.

Shpërndaje në: