Deputeti Labinot Tahiri sulmon KTV-në pas intervistës së mbrëmshme në Rubikon

Deputeti Labinot Tahiri sulmon KTV-në pas intervistës së mbrëmshme në Rubikon

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, z.Labinot Tahiri, ishte mbrëmë i ftuar në emisionin politik Rubikon, ku foli për një varg temash, më e rëndësishmja, marrëdhënia e tij me kryeministrin Haradinaj.

Por Tahiri është ndarë i pakënaqur në lidhje me titujt e nxjerrë dhe videot e insertuara nga mediumi Koha [KTV] prej asaj interviste. Ai madje thotë se një veprim i tillë u bë nga ata për shkak të titujve që i bëjnë për klikime dhe për ta nxjerrë keq para masës.

Ai ka premtuar se do t’i sjellë pjesët e tij të intervistës për ndjekësit në këtë rrjet social, duke e ndarë një prej tyre, ku tregon raste të bamirësisë.

Në fund, nuk ka harruar ta nënshkruajë postimin e tij me Labi FKSH.

“Më poshtë, e keni të plotë statusin e z.Labi:

Përshëndetje!

Adriatik Kelmendi më bëri pyetejen se a i bej për politik këto hapa për vendin e qytetarët tanë!

Qytetarë të dashur, kur ne shkojme në emisione, unë dal live gjithmonë! Mbrëm në KTV-, nuk e transmetuan në faqen time emisionin, përshkak të titujve që ata bëjnë vetem sa për klikime dhe me na nxjerr keq e me na injorua para masës!

Ndegjone kētē pjesë e pastaj do vazhdoj dhe të tjerat!

Labi FKSH”/Periskopi

Shpërndaje në: