Deputeti i PDK’së i thur elozhe në 12 të natës ish-shefit të tij, Hashim Thaçit
Deputeti i PDK’së, Hajdar Beqa ka kritikuar deputetët e opozitës, Grupin e Deputetëve të Pavarur, Lëvizjen Vetëvendosjes por edhe LDK’në.
Ai ka thënë se deputetët e VV’së po ‘shpallin tradhëtarë në këtë vakt’ derisa ka thënë se ‘historia e Kosovës nuk shkruhet pa Thacin’.
“Si është e mundur që sa herë fati i Kosovës është në udhëkryq, ju jeni në një vijë me Beograd. Folët për njerëzit që nuk po shkruhet historia pa ta, nuk po shkruhet historia pa Presidentin e Kosovës zotin Hashim Thaci”, ka thënë Beqa./Periskopi/



