Deputeti serb për armatimin kinez: Nuk kemi llogari të prishemi me SHBA për të

Deputeti serb për armatimin kinez: Nuk kemi llogari të prishemi me SHBA për të

Reagimet që erdhën pasi presidenti i Serbisë e konfirmoi njoftimet se po konsiderohej blerja e sistemit kundërajror kinez FK-3, nuk dallojnë shumë nga ato që dolën nga bashkësia ndërkombëtare kur bëhej fjalë për blerjen e armatimit rus. Deputeti i partisë së Vucic konsideron se pushteti serb ka mjaftueshëm porosi nga perëndimi që ‘t’i vejë gishtin kokës’ para se të rrezikoj sanksionet përsëri.

Megjithatë, prokurimi i helikopterëve ushtarake dhe sistemeve kundërajrore ruse Pancir, sipas interpretimit të të informuarve, kishte afruar Serbinë afër sanksionimit nga SHBA, blerja eventuale e FK-3 kineze nuk do të rrezikonte këtë.

Kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë një çmimi për të paguar, mendon Zoran Dragisic, profesor i Fakultetit të Sigurisë dhe deputet në Kuvendin e Serbisë si përfaqësues i partisë së presidentit serb Vucic, shkruan gazeta serbe Danas.

“Armatimi është mall politik dhe kur flasim për blerjen e armatimit asnjëherë nuk flasim vetëm për biznes. Çdo transaksion i tillë dërgon mesazh të fortë politik” thekson Dragisic.

Edhe nëse prodhuesi i sistemeve raketore që Serbia ka konsideruar t’i blejë nuk është i përfshirë në ‘listën e zezë’ që shërben si parim ligjor për vendosjen e sanksioneve, Dragisic thekson se porositë që ditëve të mëparshme nga Perëndimi janë të mjaftueshme që t’i “vendosim gishtin kokës”.

“Pas reagimeve që mundëm t’i dëgjojmë, do të duhej që të llogarisim mirë atë që do të përfitonim e humbnim me blerjen e atyre sistemeve raketore. Nuk jam i sigurt se mund të përballojmë të prishim marrëdhëniet me SHBA për blerjen e atij sistemi” tha Dragisic.

I pyetur për pasoja t e mundshme të blerjes së armatimit kinez, Dragisic përmendi se nuk pritet që Serbia të gjendet para goditjes me sanskione.

“Megjithatë, Perëndimi nuk e mirëpret një transaksion të tillë dhe është e pritshme që ta kenë këtë parasysh në situatë tjetër që për ne është e rëndësishme”.

Informacionin që ishte arritur marrëveshje për blerjen e sistemit FK-3 kinez e kishte publikuar rrjeti ballkanik për siguri, që e kishte gjetur atë informacion në raportet e ndërmarrjes për import dhe eksport të armatimit “Jugoimport SDPR”. Para dy ditësh presidenti i Serbisë pjesërisht e kishte konfirmuar raportet e tyre duke theksuar se po shqyrtohet blerja e këtij sistemi.

“Sa herë vendosim të blejmë diçka, gjithmonë dikush ka kundër diçka. Ende nuk e kemi blerë FK-3, kemi menduar për këtë dhe do të shohim se sa para kemi” tha Vucic. Deklaratës së tij i parapriu njoftimi i Ambasadës Amerikane në Beograd që kur i ishte përgjigjur pyetjes Evropës së Lirë, kishte theksuar se qeveritë do të duhej të ishin të vetëdijshme për rreziqet afatshkurtra dhe afatgjata si dhe çmimin që sjell biznesi me kompanitë kineze.

“Përzgjedhja e furnitorit do të duhej të përmbante synimin e deklaruar të Serbisë që sa më shumë të integrohet në Europë. Ka dhe furnitorë të tjerë që nuk varen nga regjimet autoritare, të cilët ofrojnë pajisje jo vetëm me aftësinë që i përshtaten nevojave të mbrojtjes së Serbisë, por edhe me çmim e kualitet të ngjashëm” kishin porositur nga ambasada amerikane.

Dje po ashtu kishte reagim nga blloku europian, porosinë e të cilit e barti Peter Stano, zëdhënësi i Komisionit Europian, i cili theksoi se është e nevojshme që Serbia, për të përparuar drejt integrimit në BE, gradualisht të përshtatet me politikën e saj të sigurisë dhe atë të jashtme në kornizën e negociatave.

Shpërndaje në: