Deputeti Shkreta pas humbjes së 50 mijë eurove: Më lini të qetë, po me shqetësoni

Deputeti Shkreta pas humbjes së 50 mijë eurove: Më lini të qetë, po me shqetësoni

Deputeti nga LVV, Mirsad Shkreta kishte fshehur para më vlerë mbi 50 mijë euro, para këto të cilat i deklaroi në polici, para dy dite duke thënë se i janë janë vjedhur së bashku me to edhe ari në vlerë 10 mijë euro.

Deputeti Shkreta në polici ka deklaruar se disa nga parat ishin të baxhanakut.

Pas këtij raportimi deputeti në fjalë ka folur për media lidhur me vjedhjen e këtyre parave.

Deputeti Shkreta nuk e ka konfirmuar lajmin duke u përgjigjur në mënyrë të vrazhdë pas hapjes së telefonit.

“Të lutëm a mund të me leni të qetë se po me shqetësoni”, ishin fjalët e vetme të deputetit Shkreta për Insajderin.

Shpërndaje në: