Deputeti shqiptar në Mal të Zi: Të gjitha gjasat janë që sonte do votohet fundi i qeverisë së Abazoviqit

Periskopi.com Lajme

Deputeti shqiptar në Mal të Zi, Genci Nimanbegu, ka thënë se me shumë gjasa sonte do të votohet mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë së Dritan Abazoviqit në Mal të Zi.

“Të gjitha gjasat janë që sonte do votohet fundi i qeverisë së Abazoviqit dhe sigurisht priten mandej negociata se në çfarë forme do të ecë qeverisja e ardhshme. I gjithë debati është duke ecur në atë drejtim. Edhe vetë Abazoviq si duket është i përgatitur pasi që është duke përmendur se 51 deputetë do të votojnë këtë mocion”, tha Nimanbegu në Klan Kosova.