Deputeti ukrainas mbështet Kosovën për në KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet Kosovën për në KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas, Olekseiy Goncharenko, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (KiE) ku po diskutohet raporti për anëtarësimin e Kosovës në KiE, mbështeti anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

“Dua të përgëzoje Kosovën. Jam i sigurt që do të ketë vendim pozitiv dhe Kosova e meriton 100 për qind. Është një moment i rëndësishëm jo vetëm për Kosovën, jo vetëm për Ballkanin, por për të gjithë ne. Sepse, bota e lirë duhet të bëhet bashkë. Bota e lirë duhet të jetë e bashkuar. Tiranitë e perandoritë po përpiqen të bëjnë hakmarrje. Shikojeni çka po ndodhë. Putini po përpiqet ta rindërtojë perandorinë ruse… Shikojeni çka po ndodhë në Ballkan, ku Rusia po përpiqet t’i hedhë benzinë zjarrit, të ketë luftëra të tjera. Ky hap është kundër kësaj… Kosova duhet të jetë anëtare e KiE, anëtare e BE-së. Kosova është Evropë dhe kjo është e vërtetë”, ka thënë Goncharenko.

Deputeti në fund të fjalës së tij ka pasur edhe disa fjalë për Serbinë, duke i bërë thirrje t’i shkëputë lidhje me presidentin rus, Vladimir Putin.

“T’i drejtohem Serbisë, shiheni vendet tjera në histori. Kemi pasur kënaqësinë të punojmë me një Serbi demokratike. Nuk ndërtohet më perandoria serbe. Nuk ka mundësi në Ballkan. Nuk ka më vend në Evropë për perandor”, ka thënë deputeti ukrainas.

VMRO kundër Kosovës në Strasburg, ish ambasadori Dedaj: Fajtor është Kurti, ndërhyri në Maqedoni të Veriut

Deputetja serbe – Bakoyannis: Nuk ke integritet dhe je hipokrite

Arben Gashi në KiE: Gjatë i është mohuar Kosovës vendi në Evropë

Shpërndaje në: