Deputeti ukrainas: Njohja e Kosovës në dorë të presidentit Zelensky

Deputeti ukrainas: Njohja e Kosovës në dorë të presidentit Zelensky

Deputeti ukrainas Oleksyi Gonchanreko ka thënë se nëse Ukraina do ta njohë Kosovën apo jo do të vendoset nga presidenti Volodymyr Zelensky.

Ai ka thënë se Zelensky ka shumicën në Parlamentin e Ukrainës. Por, Gonchanreko në “Interaktiv” të KTV-së ka thënë se nga diskutimet që ka pasur me deputetë, shumë prej tyre kanë përkrahur rezolutën.

“Gjëja më e rëndësishme është pozicioni i presidentit sepse ai ka shumicën në Parlament dhe ata do të presin qëndrimin e presidentit. Në diskutimet private, sepse Parlamenti nuk është mbledhur prej se e kam deponuar këtë rezolutë, pra në bisedat private shumë deputetë po tregojnë përkrahje për këtë rezolutë. Nuk e kam kontaktuar presidentin Zelensky. Propozimi është dorëzuar në Parlament dhe tash duhet të marrin qëndrime mbi këtë dhe kjo është situata. Shpresoj se do të marrin qëndrime dhe do ta përkrahin propozimin tim”, tha Goncharenko.

I pyetur nëse Zelensky do të vendosë ta njohë shpejt Kosovën.

“Nuk e di. Porse pozicioni im është i qartë dhe kam vendosur ta bëj zyrtar, ashtu që t’i jap rast Qeverisë ukrainase që më në fund ta marrë një pozicion. Se çfarë do të bëjnë, nuk e di. Është punë e Qeverisë dhe nuk mund ta komentoj se çfarë do të bëjnë. Po shpresoj, sepse tash e kemi një debat publik për këtë çështje në Ukrainë dhe kjo është me rëndësi, ngase jemi shtet demokratik dhe në shtet po zhvillohet një debat, pas paraqitjes sime, nëse është mirë ose jo për Ukrainën që ta njohë Kosovën. Disa flasin për rrethanat që jua shpjegova; disa janë të brengosur me pozicionin e Republikës së Serbisë, në mos pas kësaj Serbia do t’i njohë Donetskun dhe Luhanskun si të ashtuquajtura republika, që janë fals, porse e besoj se sidoqoftë”, ka thënë Goncharenko.

 

Shpërndaje në: