Deputetin Berisha e zë ‘kofeina’, uron Ditën e Librit një ditë më vonë

Deputetin Berisha e zë ‘kofeina’, uron Ditën e Librit një ditë më vonë

Deputeti i AAK-së Bekë Berisha, që është bërë hit në internet për shkak të deklaratës se i pi 50 kafe në ditë, sot ia ka huqur ditës ndërkombëtare të librit. Kjo ditë u shënua dje e Berisha ka uruar sot duke thënë se “sot është dita ndërkombëtare e Librit”.

I menjëhershëm ishte reagimi i deputetit Berisha, i cili e ka fshirë statusin e tij nga rrjeti social Facebook.

Ky është postimi i tij i plotë:

Sot është dita ndërkombëtare e Librit. Kjo ditë paraqet ndarjen e errësirës, injorancës në njërën anë dhe të dritës e diturisë në anën tjetër.

Libri si një dritare e madhe e zgjerimit të diapazonit intelektual, për fat të keq ka rënë nën hijen e teknologjisë dhe rinia e ka lënë pas dore!

Uroj që sa më parë libri të kthehet në duartë e lexuesve si e vetmja shpresë për një të ardhme të sigurt të shtetit tonë.

Shpërndaje në: