Deputetja e LDK-së jep nënshkrimin për seancë: Lë të shkruar mesazhin anti-PDK

Deputetja e LDK-së jep nënshkrimin për seancë: Lë të shkruar mesazhin anti-PDK

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Marigona Geci, ka dhënë nënshkrimin e saj për thirrjen e seancës, por me një mesazh mjaft domethënës.

Seanca është vendosur që të mbahet nesër në ora 11:00 të mëngjesit.

Geci përkrah nënshkrimit, ka shkruar se “ky nënshkrim nuk vlen në asnjë formë për koalicion me PDK-në”.

Në listën e deputetëve nënshkrues janë 26 përfaqësues të LDK-së në Kuvend, nga 28 sa i ka kjo parti. Në këtë listë nuk figuron nënshkrimi i kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani dhe deputetit Haxhi Avdyli.

Ndonëse fillimisht e kishin kundërshtuar rrëzimin e Qeverisë Kurti, Ardian Shala dhe Fatmir Rexhepi, kanë përkrahur nismën e partisë së tyre për seancë.

Në listën e nënshkruese janë 61 deputetë.

Nuk dihet nëse ky mesazh do ta bëjë teknikisht të papranueshëm këtë formular.

Shpërndaje në: