Deputetja e LDK’së: Kurti asnjë fjalë për rrymë, por po merret me çokollata në Zvicër

Deputetja e LDK’së: Kurti asnjë fjalë për rrymë, por po merret me çokollata në Zvicër

Deputetja e LDK’së, Valentina Bunjaku ka kritikuar Qeverinë për mos shkarkim të bordit të ZRRE;së, pas vendimit të gjykatës rreth tarifave të rrymës, transmeton Periskopi.

‘’Qeveria asnjë fjalë për rrymë, por po merret me çokollata në Zvicër’’, tha ajo.

‘’ZRRE jo vetëm që bëri rritje ligjore të tarifave por ajo edhe u padit këto ditë nga KOSST. Pasi Zyra ka injoruar kërkesat për kompenzimin e humbjeve në veri. Bordi rri sikur s’ka ndodhur asgjë. Dorëheqje, shkarkime, çka po prisni?’’,t ha ajo./PERISKOPI/

 

Shpërndaje në: