Deputetja e PDK-së tregon pse vendi duhet të shkoj në zgjedhje

Deputetja e PDK-së tregon pse vendi duhet të shkoj në zgjedhje

Ajo në emisionin ‘Fakt Plus’ me Leotrim Berishën, ka thënë se një proces i ri zgjedhor do të konfirmonte besimin e qytetarëve të secili subjekt politik.

Sa i përket buxhetit, ajo pret qe ky të përmirësohet, pasi sipas saj, LDK nuk mund ta kushtëzojë PDK-në. Deputetja e PDK-së shprehet e bindur se LDK do të marrë parasysh vërejtjet për buxhetin dhe ai do të përmirësohet gjatë dy leximeve në Kuvend.

Në këtë intervistë ajo ka folur edhe për zgjedhjet të cilat do të mbahen në komunën e Drenasit,  për të cilat ajo thotë se PDK do t’i fitojë pa balotazh.

E pyetur nëse, mosprezenca e Thaçit do të ndikoj në fushatën elektorale për Drenas, deputetja e PDK-së thotë se elektorati i kësaj partie është stabil dhe nuk do të ketë asnjë ndikim.

Shpërndaje në: