Deputetja norvegjeze: Kurti ka thënë se e nënshkruan draft-statutin e Asociacionit, kjo do të ndodhë
Deputetja norvegjeze, Zsolt Németh tha në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka thënë raportueses Dora Bakoyannis se është i gatshëm ta nënshkruajë draft-statutin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ajo tha se Norvegjia beson se themelimi i Asociacionit do të ndodhë.
“Kryeministri Albin Kurti ka konfirmuar para zonjës Bakoyannis që ai është i gatshëm ta nënshkruajë draft-statutin për themelimin e Asociacionit. Pra, është pritje e jona e qartë që kjo do të ndodhë”, tha Németh.
“Nëse edhe kur Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Europës, sigurisht që shteti do të vendoset nën monitorim”, tha ajo, duke theksuar tutje se “anëtarësimi nuk është stacioni i fundit”.