Deputetja që nuk përfill Mustafën fiton çmim për promovimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut

Deputetja që nuk përfill Mustafën fiton çmim për promovimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut

Ajo është shpërblyer për punën e saj në promovimin e demokracisë dhe të drejtat e njeriut.

“Studentja e Shkollës së Drejtësisë, Vjosa Osmani ka arritur sukses në një moshë të re dhe të njëjtën gjë e ka bërë duke punuar në një botë të politikës tradicionalisht mashkullore në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Universitetit të Pittsburghut.

Më tej thuhet se Osmani është gruaja që ka marrë më së shumti vota në historinë e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.

Sheth International Award është themeluar në vitin 2012. Ky çmim u jepet njerëzve që kanë dhënë kontribute në komunitetin ndërkombëtar përmes arritjeve profesionale dhe ndikimit shoqëror.

Shpërndaje në: