“Dera e Ferrit” të Islandës mund të shpërthejë në çdo moment

“Dera e Ferrit” të Islandës mund të shpërthejë në çdo moment

Shkencëtarët japin alarmin se vullkani Hekla, i cili njihet ndryshe dhe “Dera e Ferrit” e Islandës, mund të shpërthejë në çdo moment.

Sipas një lajmi në Daily Mail Online, që e transmeton AA, thuhet se sipas informacioneve të fundit aktiviteti i llavës në brendësi të vullkanit, i cili ndodhet në jug të vendit, është rritur shumë pas dy shpërthimeve të fundit.

Profesor i gjeofizikës në Universitetin e Islandës, Pall Einarsson, në një deklaratë për ueb-faqen Visir në Islandë, ka theksuar nevojën e anulimit të organizimeve turistike në afërsi të vullkanit për shkak të rrezikut që ai paraqet.

Duke theksuar se Hekla është një vullkan i rrezikshëm, Einarsson u shpreh: “Hekla mund të shpërthejë në çdo moment. Nëse nuk jemi të kujdesshëm mund të gjendemi përballë një fatkeqësie.”

 

Shpërndaje në: