Derbi i Manchesterit, apo i milionave
Manchester United dhe Manchester City takohen këtë të shtunë me fillim nga ora 13:30, për të zhvilluar kryendeshjen e xhiros së katërt të këtij sezoni në Premier Ligë.
Natyrisht se ajo që bie ndërmend është edhe fakti se dy skuadrat nga i njëjti qytet kanë shpenzuar më së shumti në afatin kalimtar të kësaj vere.
Dhe, të dyja skuadrat kanë formacion të frikshëm, edhe për sa i përket shifrave të vlerave të lojtarëve që posedojnë në skuadër.




