Derbi tipik i Superligës – nuk ka gola në kryendeshje, Llapi e Gjilani respektojnë njëra-tjetrën

Derbi tipik i Superligës – nuk ka gola në kryendeshje, Llapi e Gjilani respektojnë njëra-tjetrën

Si shumica e ndeshjeve derbi në Superligë, edhe ndeshja e sotme mes Llapit e Gjilanit përfundoi me rrjeta të paprekur.

Llapi dhe Gjilani kanë ndarë nga një pikë në kuadër të xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës, duke luajtur 0:0, shkruan Periskopi.

Pjesa e parë e këtij takimi nuk tregoi shumë, përveç një momenti diskutabil të minutës së 4’, kur kërkohej penallti nga gjilanasit.

Coric ishte më i përmenduri në pjesën e parë, duke bërë disa pritje të mira.

Në pjesën e dytë, vetëm zëvendësimet vlejnë të përmenden, pasi tifozët nuk patën asnjë mundësi të ngritën në këmbë për të shpresuar për gol.

Gjilani numëron tashmë 29 pikë dhe humb kreun, të cilin e merr Ballkani. Llapi shkon në 25 pikë për pozitën e tretë. /Periskopi/

Shpërndaje në: