Derby i Lampardit siguron finalen e play-offit në Championship – pamje nga festa e çmendur

Derby i Lampardit siguron finalen e play-offit në Championship – pamje nga festa e çmendur

Derby County do të ndeshet me Aston Villan në finalen e play-offit të Championshipit, pasi mposhti Leeds Unitedin 4-2, të mërkurën mbrëma, në “Elland Road”.

Leeds u duk se do të siguronte një fitore të rehatshme me rezultat të përgjithshëm, pasi kaloi në epërsi në pjesën e parë, por Derby barazoi rezultatin para përfundimit të intervalit, derisa në pjesën e dytë shënoi edhe tre herë.

Skuadra e Marcelo Bielsas ishte favorite për të kaluar në finale, pas fitores 1-0 javën e kaluar në “Parkun e Krenarisë”.

Kujtojmë se Leedsi luajti me 10 lojtarë në fushë nga minuta e 78-të, kur Gaetano Berardi u përjashtua pas një ndërhyrje të rrezikshme.

Më poshtë, pamjet nga festa e çmendur e Lampardit dhe tërë skuadrës së Derbyt pas vërshëllimës së fundit. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: