Derdhet shurra: Kompanisë që do ta çojë Shqipërinë në Hapësirë i shfaqet telash me tualetet në kapsulë

Derdhet shurra: Kompanisë që do ta çojë Shqipërinë në Hapësirë i shfaqet telash me tualetet në kapsulë

SpaceX po përballet me telashe në tualetet e kapsulës së saj para se t’i lansojë astronautët për në hapësirë.

Kompania dhe Nasa duan të sigurohen që ujërat nga tualetet nuk do të komprometojnë lansimin e kapsulës të dielen në mëngjes nga Qendra Hapësinore Kennedy.

Sipas William Gerstenmaierit, zv.presidentit të SpaceX që punonte për Nasan, një tub doli të ishte i pangjitur gjatë flutirimit të parë privat të SpaceX muajin e kaluar, duke derdhur shurrë [urinë] mbi kryet e fansave që kishin ardhur aty, raporton The Guardian, përkthen Periskopi.

“E kemi ndreqë problemin në tank,” tha Gerstenmaier.

Gerstenmeier po ashtu tha që SpaceX po kryente teste për të siguruar që lëngjet e derdhura nuk do të dëmtonin kapsulën për gjashtë muajt e ardhshëm. Çdo dëmtim strukturor do të rrezikonte astronautët në rrugën e kthimit mbrapa në tokë.

Kujtojmë që Republika e Shqipërisë ka kontraktuar kompaninë e drejtuar nga Elon Musk që t’i çojë dy satelitë në hapësirë, njërin në muajin mars dhe tjetrin në muajin qershor 2022./Periskopi

Shpërndaje në: