Dërgohet në mbajtje i dyshuari i dytë për vrasje të rëndë në tentativë në Drenas

Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, ka arritë që të identifikoj personin e dyshuar lidhur me rastin vrasje e rëndë në tentativë që ka ndodhë me datën 10.03.2023 në fshatin Baincë të Drenasit.
Kërkimet e vazhdueshme për arrestimin e tij nga ana e policisë dhe ftesat për paraqitje, kanë bërë që personi i dyshuar L.Z, mashkull 19 vjeç, mbrëmë të paraqitet në polici, njofton policia.