Dërgohet pa shenja jete foshnja 9 muajshe në Spitalin e Pejës, Policia nis hetimet

Një foshnje nëntë muajsh është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Pejës.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh. Rasti është cilësuar “hetim i vdekjes”.
“Rugovë, Pejë 21.06.2022-15:40. Raportohet se në Spitalin Rajonal Pejë është sjellë pa shenja jete një foshnje nëntë muajsh. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion”, thuhet në raport.