Dërgoi 30 infermierë në Itali, mënyra se si ky italian falënderon Shqipërinë është rrëqethëse

Dërgoi 30 infermierë në Itali, mënyra se si ky italian falënderon Shqipërinë është rrëqethëse

Kryeministri Edi Rama sot në postimin e zakonshëm të mëngjesit ka shpërndarë një video të një qytetari italian që luan himnin shqiptar me violine në ballkon, në shenjë falënderimi dhe mirënjohje për popullin shqiptar që u solidarizua me Italinë, duke dërguar 30 mjeke e infermierë në Bergamo. Rama teksa nuk i fsheh emocionet për gjestin në fjalë, thekson se është drithëruar me mesazhin.

Ndërkohë qytetari italian thotë në video se “Kryeministri Edi Rama u tregua shume bujar me ne. Shqipëria nuk është se ka shumë para por është si një mik që edhe kur ka euron e fundit në xhep ta jep”.

Postimi i plotë i Edi Ramës

MIRËMËNGJES

Kam marrë me shumë kënaqësi e kthyer me po aq përunjësi falenderime, mijëra mesazhe nga Italia, që nga kryeministri, ministra e lider partish, senatorë, deputetë, tek njerëz të kulturës e të sportit dhe njerëz të panjohur, që kalonin sms e tyre përmes shqiptarësh në Itali, të cilët edhe ata më kanë shkruar pafund nga ana e tyre…

Por, kur më erdhi dorë pas dore mbrëmë vonë, KJO VIDEO E BËRË NË BALLKON NGA NJË QYTETAR ITALIAN, JAM DRITHËRUAR FORT dhe në pamundësi për t’ia dhënë dot drejtëpërdrejtë, falenderimin e thellë që meriton ky njeri i panjohur, JAM I BINDUR SE TË GJITHË JU, DO TË BASHKOHENI ME MUA, duke e ndarë me të tjerë këtë perlë të rrallë, derisa do Zoti i mbërrin në dorë me një #GRAZIEdiCUOREdalALBANIA, dikujt që e njeh këtë zotëri fisnik

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2823967841027434/

Shpërndaje në: