Dërguti: Kishte edhe të tjerë që donin të dilnin nga VV me ne, frikësoheshin

Dërguti: Kishte edhe të tjerë që donin të dilnin nga VV me ne, frikësoheshin

Aida Dërguti, duke komentuar zhvillimet e brendshme në Vetëvendosje dhe zërat e pakënaqur që kanë nisur të dalin në sipërfaqe, thotë kështu:

“Po shoh zhvillime përbrenda, zëra të pakënaqur individualisht. Por janë njerëz që kanë ardhur kohën e fundit ose më vonë, ndihen të mashtruar nga gjithë ato premtime, por nuk kanë potencialin që të bëjnë ndonjë veprim, ose kanë frikë të bëjnë hapin, të shkëputen ose të dalin.

Aq shumë është demonizu kjo te ne, se nëse je i pakënaqur dhe del, ti je tradhëtar.

Më së paku kam pritë nga deputetja Kica Xhelili se nuk e kam dëgju kritikën e saj, lëvizja e saj ka qenë më pak e pritshme.

Edhe kur kemi dalë na, një pjesë të madhe i ka mbajtë që nuk kanë qenë të gatshëm të ballafaqohen me një linçim publik.

Ka pasë edhe njerëz të tjerë që kanë menduar të dalin, kur kemi dalë ne. Një pjesë kanë menduar që koha do t’iu jap të drejtë. Tani kur kanë kaq shumë pushtet në dorë, ka fillu një lloj demaskimi”, tha Dërguti./PERISKOPI/

 

 

Shpërndaje në: