Dërguti pishman për gazin lotsjellës: Lënduam demokracinë me kauza të paqena

Dërguti pishman për gazin lotsjellës: Lënduam demokracinë me kauza të paqena

Si ndiheni sot Aida Dërguti, që hodhi gaz lotsjellës sa ishte deputete?

Kështu përgjigjet znj.Dërguti në këtë pyetje:

“Kam qenë. Mendoj që për atë veprim ndoshta sikur të na kishte dhënë të drejtë…pikërisht për shkak të kësaj, nëse procesi politik do t’na kishte dhënë të drejtë në kauzat tona mbase edhe mjeti i përdorur do të ishte legjitim.

Por në fakt, kauzat tona kanë qenë të humbura dhe ishte lëndim i demokracisë. Dhe mendoj që si të tillë, nuk kemi të drejtë të përfshihemi më në procese zgjedhore.

Ishin vendime radikale dhe kauza të paqena, ishin lëndim i madh i demokracisë.

Nuk mund të shtyesh, ose duhet, për të qenë të sinqertë para opinionit dhe jo të vazhdosh të thuash se ti je fituesi dhe kur vjen në pozicionin që fiton 51 për qind, nuk mund të shtyesh asnjë sepse je humbës moral i kauzave. Për shembull, procesi i dialogut është një proces serioz ku ti ballafaqohesh me një armik shekullor, por je i detyruar të bësh paqe”. /Periskopi/

Linku i intervistës:

Shpërndaje në: