Deri 22 gradë – Ky është moti për sot

Deri 22 gradë – Ky është moti për sot

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat më të theksuara parashihen në relievin malor.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-4 m/s”, thuhet në njoftimin e këtij instituti.

Situata biometeorologjike dhe ajo agrometeorologjike paraqitet e mirë, pasi është vërejtur një aktivitet pothuajse dinamik i elementeve dhe dukurive meteorologjike në troposferë.

Shpërndaje në: