Deri këtu e kishte Villarreali – Liverpooli kualifikohet në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve

Deri këtu e kishte Villarreali – Liverpooli kualifikohet në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve

Dramë e vërtetë dhe një ndeshje mjaft e bukur u zhvillua sonte në gjysmëfinalen e dytë të Ligës së Kampionëve ndërmjet Villarrealit dhe Liverpoolit.

Villarreali ishin më të mirë në pjesën e parë, ku dhe ndëshkuan Liverpoolin me dy gola dhe barazuan rezultatin e përgjithshëm në 2:2, shkruan Periskopi.

Por, me të filluar pjesa e dytë djelmoshat e Klopp morën ndeshjen në ‘dorë’ dhe përmbysën rezultatin nga 2:0 në 2:3.(2:5)

Golat për Liverpoolin i shënuan Fabinho, Diaz dhe Mane.

Kështu, me këtë fitore Liverpooli u kualifikua në finale të Ligës së Kampionëve.

Liverpooli pret skuadrën fituese të duelit të nesërm, Real Madrid – Manchester City.

Shpërndaje në: