Deri në sa vite mund të jetojë një njeri? Përgjigjet shkenca

Deri në sa vite mund të jetojë një njeri? Përgjigjet shkenca

Një studim i udhëhequr nga kompania e bioteknologjisë Gero parashikon se trupi mund të rikuperohet nga ngjarje stresuese për një maksimum prej 150 vitesh, duke vendosur kështu edhe një “kufi” për jetëgjatësinë e njerëzve.

Por, megjithatë, studiuesit besojnë se mund ta tejkalojnë këtë limit. Studiuesit në të gjithë botën prej vitesh tashmë janë në kërkim të një “burimi rinie”, një mënyrë për të ngadalësuar apo edhe për ta ndalur plakjen. Dhe, kjo mund t’u japë mundësinë njerëzve që të jetojnë për dekada apo shekuj më shumë se mesatarja aktuale.

“Nëse nuk targeton humbjen e aftësive ripërtëritëse, çdo lloj ndërhyrjeje mjekësore është e destinuar të dështojë”, argumentojnë kërkuesit në studimin e tyre.

Ata analizuan në mënyrë specifike se sa kohë u duhet qelizave të gjakut për t’u kthyer në nivele normale pasi një person përjeton një lloj stresi, të tillë si një sëmundje ose lëndim.

Edhe njerëzit më të shëndetshëm përjetojnë humbje të elasticitetit ndërsa plaken.

Jetëgjatësia maksimale e njeriut: Bazuar në këtë prirje, studiuesit parashikojnë një humbje të plotë të “elasticitetit” midis moshës 120 dhe 150 vjeç, që do të thotë, sugjerojnë ata, se askush nuk do të jetë në gjendje të jetojë më gjatë.

Studiuesit e Gero-s besojnë se fakti që jetëgjatësia maksimale e njeriut nuk po rritet me të njëjtin ritëm si jetëgjatësia mesatare, tregon se diçka e natyrshme në biologjinë tonë është në lojë.

Shpërndaje në: