Deri tani janë rinumëruar 969 vendvotime

Deri tani janë rinumëruar 969 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vazhduar rinumërimin edhe përgjatë kësaj jave.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se deri më tani janë rinumëruar 969 vendvotime.

“Në ditën e tetë (e mërkurë) janë rinumëruar 128 vendvotime. Pra deri më tani janë rinumëruar 969 vendvotime apo rreth 67%”, ka thënë Elezi.

Ai ka shtuar se për t’u rinumëruar kanë mbetur edhe 438 vendvotime.

Shpërndaje në: