Deri tani: Nuk ka asnjë rast të dyshuar me lijën e majmunit në Kosovë

Deri tani: Nuk ka asnjë rast të dyshuar me lijën e majmunit në Kosovë

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha – Bunjaku tha se deri më tani nuk ka asnjë rast të dyshuar me lijën e majmunit në Kosovë.

Ajo në një konference për medie tha se MSh po përgatit rekomandimet për profesionistët shëndetësorë.

Gexha – Bunjaku tha se edhe Kosova rrezikohet nga ky virus derisa u shpreh se çdo kush qe vëren skuqje e ndryshime në lëkurë, ethe e temperaturë duhet të drejtohet tek mjeku familjar.

Derisa e quan lajm të mirë se kjo sëmundje nuk përhapet shpejt sa COVID-19, ajo thekson se megjithëkëtë vigjilenca duhet të ekzistoj.

Shpërndaje në: