Dermaku largohet i përlotur mes duartrokitjeve, debutimi nuk mbyllet me fund të lumtur

Dermaku largohet i përlotur mes duartrokitjeve, debutimi nuk mbyllet me fund të lumtur

Ndeshja e parë e Kastriot Dermakut në Serinë A, nuk është mbyllur ashtu siç shpresonte mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare.

Futbollisti kuqezi ishte rreshtuar për herë të parë në formacionin titullar nga trajneri D’Aversa për shkak të dëmtimeve të njëpasnjëshme në radhët e skuadrës së tij dhe paraqitja e futbollistit shqiptar ishte pozitive në fitoren e thellë 5-1 ndaj Xhenoas.

Megjithatë, dueli për Dermakun u mbyll para kohe, pasi ai la fushën e lojës për dëmtim kur regjistrohej minuta e 75-të e sfidës.

Gjatë një goditje dënimi ai u ul në tokë pasi ndjeu shqetësime në këmbë dhe stafi i Parmës menjëherë vendosi që ta mjekonte duke e larguar nga fusha.

Futbollisti iku drejt pankinës i përlotur, por edhe mes duartrokitjeve të publikut vendas që vlerësoi paraqitjen e tij të parë në Serinë A.

Një dëmtim që shqetëson futbollistin, por edhe trajnerin Edi Reja, për të cilin Dermaku ishte kthyer në një nga pikat fikse në qendër të prapavijës në ndeshjet e fundit. /vipsport/

Shpërndaje në: