Deschamps bëhet i katërti që arrin një finale të Kupës Botërore si trajner por edhe si lojtar

Deschamps bëhet i katërti që arrin një finale të Kupës Botërore si trajner por edhe si lojtar

Didier Deschamps është bërë trajneri i katërt që ka arritur në finale të Kupës Botërore si lojtar por edhe si menaxher.

Deschamps si lojtar i Francës e kishte fituar Kupën Botërore në vitin 1998. Ndërsa, të martën si trajner i Francës ai udhëhoqi ekipin e tij në fitoren minimale 1-0 kundrejt Belgjikës.

49-vjeçari nuk është njeriu i parë që e ka prekur një finale të Kupës Botërore si trajner por edhe si lojtar.

Franz Beckenbauer kishte arritur suksesin e dyfishtë me reprezentacionin e Gjermanisë, raportoi “DailyMail”, transmeton Periskopi.

Ai kishte fituar Kupën Botërore në vitin 1974 me Gjermaninë Perëndimore si lojtar. Ndërsa, në vitin 1990 ai e fitoi Kupën Botërore si trajner i Gjermanisë duke e mposhtur Argjentinën 1-0.

Rudi Voller kishte arritur në dy finale të Kupave Botërore në karrierën e tij. Por në njërën prej finaleve, atë të vitit 1986 e kishte humbur 3-2 nga Argjentina.

Por nën urdhërat e Beckenbauer, ai ishte pjesë e fitores së Gjermanisë Perëndimore katër vite më vonë.

Voller më pas e udhëheq Gjermaninë si trajner në finalen e vitit 2002 ku do të mposhtet nga Brazili 2-0.

Personi i parë që e ka fituar Kupën Botërore si menaxher por edhe si lojtar ka qenë Mario Zagallo./Periskopi/

Didier Deschamps guided France to the World Cup final by beating Belgium on Tuesday

That made him the fourth manager to have reached the final after getting there as a player

Defender Franz Beckenbauer won the World Cup as the captain of West Germany in 1974

He then led West Germany to the final in 1990 at the competition in Italy, winning it with them

Rudi Voller was part of Beckenbauer's team when they captured the trophy against Argentina

Voller would go on to manage Germany to a losing effort in the final in Japan in 2002

Mario Zagallo shows his emotion when Brazil won the World Cup in Santiago, Chile in 1962

Zagallo was then in charge of the likes of Pele when they won the World Cup in Mexico in 1970

Shpërndaje në: