Dëshmitari i katërt në rastin e Mustafës e fillon dëshminë

Periskopi.com Lajme

Ka nisur vazhdimi i seancës gjyqësore ndaj Salih Mustafës, ish-pjesëtar i UÇK-së, i akuzuar nga Dhomat e Specializuara për krime lufte, në Gjykatën Speciale në Hagë.

Sot në Gjykatën Speciale është dëgjuar edhe dëshmitari i katërt në rastin e Mustafës, i njohur si komandant Cali.

Pasi dëshmitari i katërt u fut në sallë për të dëshmuara seanca kaloi në private.

Edhe ky dëshmitar është i mbrojtur nga Gjykata Speciale dhe identiteti i tij nuk do të bëhet i ditur.

Mustafa akuzohet se gjatë prillit të vitit 1999 kreu krime lufte në një qendër ndalimi në Zllash, në afërsi të Prishtinës, dhe përveç Jakup Krasniqit është i akuzuari i vetëm që e cilësoi procesin si padrejtësi në krahasim me mosgjykimin e serbëve që me urdhra shtetërorë kryen krime në Kosovë.

Kështu kishte mohuar gjithçka që gjendet në aktakuzë duke u deklaruar i pafajshëm.

Nis seanca ndaj Salih Mustafës, sot do të dëgjohet dëshmitari i katërt

 

Shpërndaje në: