Dëshmitari: Me sytë e mi e kam parë Millorad Gjokoviqin duke e vrarë Esat Morinën

Dëshmitari: Me sytë e mi e kam parë Millorad Gjokoviqin duke e vrarë Esat Morinën

Millorad Gjokoviq sot është arrestuar nën dyshimin për krime lufte gjatë vitit 1999 në komunë të Pejës.

Dëshmitari, Halit Gashi, për Klan Kosova deklaroi se Gjokoviqin e kishte parë me sytë duke e vrarë Esat Morinën dhe se këtë rast e ka denoncuar qysh në vitin 2016, për çka thotë se ka fakte e dëshmi.Me të dyshuarin, Gashi thotë se e ka pasur edhe një përballje në zyrë duke i thënë se është vrasës.

“Më 7 maj 1999, në fshatin Ozdrim janë masakruar 10 qytetarë. Njëri prehj tyre ishte Esat Morina, vrasjen e të cilit e kam parë me sy. Atë e ka vrarë Millorad Gjokoviq, të cilin e kam denoncuar qysh në vitin më 2016. AI është arrestuar sot, por më mirë vonë se kurrë. Unë e kam parë me sytë e mi që Millorad Gjokoviqi e ka vrarë Esat Morinën”.

“Këtë ia kam thënë edhe në zyre, zyrtarisht më 2016. Kishte ardhur për ta nxjerrë një dokument për dikë tjetër, e kam pyetur se a je ti ky, më tha po, dhe më pas i kam thënë ‘Ti je vrasës. Të kam parë me sy Esat Hasan Morinën kur e ke vrarë’. Dhe para Zotit, robit e dretjësisë ke për t’u ballafaquar me mu’, deklaroi Gashi për emisionin Edicioni Special në Klan Kosova.Ai po shtu u shpreh se para denoncimin e ka bërë edhe për një person tjetër, fqinj të tij të quajtur Momo Vukotiq, të cilin po ashtu tha se e kishte parë duke kryer vrasje, dhe se para drejtësisë do të dëshmojë gjithçka.

(Në fotografi: Millorad Gjokoviq) 

Shpërndaje në: