Dëshmitari në gjykimin e Mustafës: UÇK’ja më liroi kur nisi ofensiva serbe, por unë vet s’i kam pa

Dëshmitari në gjykimin e Mustafës: UÇK’ja më liroi kur nisi ofensiva serbe, por unë vet s’i kam pa

Në Gjykatën Speciale ka vazhduar sot gjykimi ndaj Salih Mustafës.

Atje ka përfunduar marrja në pyetje e dëshmitarit nga ana e Prokurorisë dhe përfaqësues së viktimave, teksa ka vazhduar me marrjen në pyetje nga avokati i Mustafës.

Dëshmitari në kushte të plotë të mbrojtjes së identitetit ka thënë se ai është liruar shkaku i ofensivës nga vendi ku mbahej në Zllash, aty ku pretendon prokuroria se janë kryer krime.

“Ka qenë më datë 18. Më kanë liru shkaku i ofensivës. Po e pash se më kanë liru edhe thanë ikni se ofensiva ra. Unë s’e kom pa ofensivën vet, por na kanë thanë me dalë jashtë. Jam largu prej Zllashit jemi dalë në rrugën kryesore. Aty ka pasë tanka të policisë serbe”, ka thënë ai duke iu përgjigjur pyetjeve të mbrojtjes.

Sipas dëshmitarët, në momentin kur është arrestuar ai ka pasur pjesëtarë të UÇK-së në rroba civile.

“Kanë pasë tesha t’larme dhe emblemën këtu UÇK. Me shkronja të zeza UÇK ka shkru”, ka thënë ai.

Dëshmitari tutje thotë se ata që e kanë arrestuar kanë pasur rroba të UÇK-së.

“Mu kan prezentu vet. Na jem policë ushtarakë. Unë e kom pa uniformën. M’ka thanë keni me ardhë me neve kemi me bisedu diçka me ty”, ka thënë ai.

Shpërndaje në: