Dëshmitari në Hagë: Më ka ardh marre me shku te mjeku me thanë që m’ka rreh UÇK-ja

Dëshmitari në Hagë: Më ka ardh marre me shku te mjeku me thanë që m’ka rreh UÇK-ja

Gjykimi i ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa po vazhdon në Dhomat e Specializuara në Hagë ku po dëgjohet dëshmitari i parë i cili ndër të tjera u pyet për lëndimet që thotë se kishte marrë gjatë qëndrimit në Zllash.

Përgjigja e tij kur u pyet se a ka marrë trajtim mjekësor nga këto lëndime, ai deklaroi “jo se më ka ardh marre me shku të mjeku e me thanë që më ka rreh UÇK-ja”.

Sot ky dëshmitar ka thënë se nuk e ka njohur asnjëherë të akuzuarin por sipas tij, pasi është liruar nga ndalimi i është thënë nga të tjerët se ai ishte përgjegjësi.

Shpërndaje në: